Sinjale nga Moska: Serbia e gatshme të nënshkruaj çfarëdo marrëveshje me Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


“Serbia është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje me Kosovën, në qoftë se merr garanci që nuk do të humbasë fuqinë e vet si shtet”, ky është konstatimi i nxjerrë nga Carnegie Moscow, rrjet botëror që merret me analiza të zhvillimeve politike.

Sipas tij, dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale nënkupton që nuk do të ketë një progres të shpejtë sa i përket zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij shkrimi të “Carnegie Moscow”, lidershipi politik në Serbi e ka kuptuar që “ftesa e Hagës për Ramush Haradinajn është një trik i Perëndimit, për të shtyrë Beogradin drejt një kompromisi të ri”.

Përveç tjerash në këtë shkrim thuhet se Washingtoni dhe Bashkimi Evropian janë lodhur nga kushtet dhe “llastimi” i Prishtinës.

“Në Washington dhe në kryeqytetet evropiane, sjellja e Kosovës ka shkaktuar shumë lodhje dhe nervozizëm saqë ata vendosen të ri-krijojnë gjithçka. Tashmë perëndimi e di që është elita politike e Kosovës ajo që po pengon zgjidhjen e problemit”, thuhet ndër të tjera.

Megjithatë, vlerësojnë se dorëheqja e Ramush Haradinajt do të ketë ndikim në zhvillimet e ardhshme politike.

Nga ana tjetër gjatë vizitës së fundit në Beograd, presidenti i Francës, Emanuel Macron, është zotuar se do të rinisë dialogun ndërmjet dy shteteve, duke përmendur disa herë kompromisin e dyanshëm si zgjidhje.

Rinisjen e dialogut e kërkon me ngulm edhe Gjermania. Gjithashtu, Berlini mirëpret edhe heqjen e vendimit për taksë ndaj Serbisë, që do të mundësonte një rikthim të shpejtë në dialog.

Share This Article