ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 4 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 5 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 6 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 6 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Sinjale të mira nga BE-ja, pritet fillimi i negociatave

albnews by albnews
20 March, 2020
in Maqedonia
0
Sinjale të mira nga BE-ja, pritet fillimi i negociatave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve-anëtare të BE-së, i njohur si KOREPER, është arritur konsensus për vendim të parezervë për fillim të negociatave me vendin. Ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së për vendim për negociata, megjithatë debati nuk ka përfunduar tërësisht.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në konferencë për shtyp tha se është arritur konsensus në BE për vendim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut – i pakusht dhe me kërkesë për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese.

RelatedPosts

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Lajmi pozitiv nga Brukseli, siç informon Osmani vjen pas takimit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtarë të BE-së, në të cilin gjithashtu u diskutua edhe për zgjerimin.

Theksoi se vendimi pritet të zyrttarizohet më 24 mars nga ana e ministrave për Evropë dhe për Punë të Jashtme dhe më pas në samitin e liderëve të BE-së të planifikuar për 26 mars në formën e një video-konferencë.

“Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë, jo vetëm sepse është një konsensus i arritur nga të gjitha 27 shtetet anëtare për të gjitha ndryshimet që kanë ekzistuar në 15 vitet e fundit dhe me të vërtetë paraqet një moment historik për shtetin. Sidoqoftë, sot dhe në ditët në vijim e njëjta duhet të konfirmohet edhe zyrtarisht”, deklaroi Osmani.

Në konferencën virtuale onllajn për shtyp me ministrin shtteëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov tha se ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së për vendim për negociata, megjithatë debati ende nuk ka marrë fund tërësisht.

KOREPER nuk është trup që sjell vendime politike. Për momentin  ende udhëhiqet debat në BE  se si të mbahet Këshilli për punë të përgjithshme më 24 mars, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

“Belgjika e “mbylli” shtetin dje dhe është shumë rëndë cilido nga ministrat e vendeve anëtare  të marrin pjesë në Këshillin  më 24 mars në Bruksel. Juristët debatojnë  nëse është e mundur ajo të bëhet përmes  video-lidhjes  dhe shpresoj  se këtu do të sillet vendim i drejtë. Mendoj se BE-ja do të gabojë shumë nëse dërgon sinjal se është aq e ngarkuar me krizën shëndetësore që nuk mund të bëjë asgjë tjetër. Dhe do të jetë shumë e rëndësishme pas aq shumë punë dhe përpjekje kur jemi  pranë atij  suksesi të përbashkët,  të gjehet mënyrë të  mbahet më 24 mars për ne,  për poullin e Maqedonisë. Mendoj se pas përvojave të viteve 2018/2019 jemi të obliguar ndaj popullit të jemi të kujdesshëm dhe të presim të përfundojë  tërë puna para se t’i  dërgojmë urimet. Është shumë e dukshme situata por nuk ka përfunduar puna deri në fund  në këtë proces”, tha Dimitrov  në pyetjen e gazetarëve ta komentojë  deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani për dritën e gjelbër nga Brukseli.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është harmonizuar metodologjia e re  mes vendeve-anëtare të BE-së sepse disa anëtare  si Bullgaria kanë  dhënë  vërejtjet e tyre dhe nëse është e mundur  të sillet vendim  për fillim të negociatave pa metodologji të re të miratuar, ministri Rot theksoi se  nuk pret bllokadë të tillë dhe se edhe Berlini është fokusuar në gjetjen e zgjidhjes kreative se si të mbahet mbledhja e Këshillit për punë të përgjithshme.

Rot, nga ana e tij porositi se BE-së i nevojitet vendim për fillim të negociatave me vendin dhe me Shqipërinë, duke shtuar se është optimist se javën e ardhshme liderët e anëtareve të Uninit do të japin dritë jeshile.

“Vendi juaj shkroi historinë dhe me Marrëveshjen e Prespës i dërgoi sinjal tërë botës, tërë Evropës, se pajtimi është i mundshëm. Ju bëtë hapa të guximshëm, e ndryshuat emrin tuaj dhe zhvilluat marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë. Konflikti mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut mundet formalisht të zgjidhet dhe e di se shumë, shumë njerëz në vendin tuaj ishin kritikë rreth kësaj, kështu që  BE-ja duhet të qëndrojë në premtimin e vet”, tha Rot.

Rot theksoi se është i vetëdijshëm se vendimet e vitit të kaluar për shtyrje të fillimit të procesit negociues shkaktoi zhgënjim në vend, por se megjithatë Qeveria e vendit i vazhdoi me vendosmëri reformat e nevojshme.

Ai theksoi se me metodologjinë e re kanë arritur t’i bindin edhe skeptikët për nevojën për fillim të negociatave dhe shfaqi shpresë se javën e ardhshme BE-ja”do të mund të reflektojë edhe në kushte të korona panikut”. “Ju lutem edhe për pak durim dhe njerëzit në Maqedoni të Veriut të ndjejnë se BE-ja është me ta”, shtoi Rot.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result