Sipas Vuçiqit, edhe Kosova po përgatit ligj si Mali i Zi për liritë fetare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohon se nuk e përjashton mundësinë që edhe Prishtina t’i hyjë miratimit të një ligji të ngjashëm si ai mbi liritë fetare në Mal të Zi, e citojnë atë mediat e Beogradit.

Ai ka shtuar se “populli ynë është arrë e fortë kur është unik dhe i shkathët kur duhet ta ruaj të veten”.

Sipas Vuçiqit përgatitjet për një ligj të tillë në Kosovë tashmë kanë nisur dhe kjo shihet nga tekstet e tyre.

Ai thotë se fushata mbi trashëgiminë e Kosovës, e cila sipas tyre duhet të jetë e llojllojshme, që në të hyjnë monumentet islame e ortodokse, se familja Gashi e ka ndërtuar Deçanin (e ka fjalën për Manastirin , sqarim ynë) po zhvillohet tash e një kohë të gjatë.

“Nuk do ta përjashtoja këtë mundësi”, është shprehur Vuçiq, por ka shtuar se “populli ynë kur është unik është arrë e fortë dhe e shkathët me dëshirën për të mbrojtur të veten.

Share This Article