ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 15 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 15 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 15 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 18 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 18 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SIPRI: Bota është nisur drejt epokës së re të riarmatimit bërthamor

albnews by albnews
13 June, 2022
in Bota
0
SIPRI: Bota është nisur drejt epokës së re të riarmatimit bërthamor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas 35 vitesh rënie, numri i armëve bërthamore në botë do të rritet në dekadën e ardhshme pasi tensionet globale janë rritur mes luftës së Rusisë në Ukrainë, thanë studiuesit të hënën.

Nëntë fuqitë bërthamore – Britania, Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia – kishin 12,705 koka bërthamore në fillim të vitit 2022, ose 375 më pak se në fillim të 2021, sipas vlerësimeve të Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI).

RelatedPosts

Plani i plotë i paqes prej 28 pikash i Trump për Rusinë dhe Ukrainën

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Siç thuhet më tej, shkruan VOA, përcjell Telegrafi, numri ka rënë nga më shumë se 70,000 në 1986, pasi SHBA dhe Rusia kanë reduktuar gradualisht arsenalet e tyre masive të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Por kjo epoke të çarmatimit duket se po i vjen fundi dhe rreziku i një përshkallëzimi bërthamor është tani në pikën më të lartë në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, thanë studiuesit e SIPRI.

“Së shpejti, do të arrijmë në pikën ku, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, numri global i armëve bërthamore në botë mund të fillojë të rritet për herë të parë”, citohet të ketë thënë Matt Korda, një nga bashkautorët e raportit, për AFP.

“Ky është me të vërtetë një lloj territori i rrezikshëm”.

Në këtë drejtim, pas një uljeje “margjinale” të parë vitin e kaluar, “arsenalet bërthamore pritet të rriten gjatë dekadës së ardhshme”, tha SIPRI.

Ndryshe, gjatë luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin në disa raste i është referuar përdorimit të armëve bërthamore.

Ndërkohë, disa vende, duke përfshirë Kinën dhe Britaninë, janë duke modernizuar zyrtarisht ose jozyrtarisht ose duke rritur arsenalet e tyre, tha instituti i kërkimit.

“Do të jetë shumë e vështirë për të bërë përparim në çarmatimin gjatë viteve të ardhshme për shkak të kësaj lufte dhe për shkak të mënyrës se si Putin po flet për armët e tij bërthamore”, ka vlerësuar Korda.

Këto deklarata shqetësuese po shtyjnë “shumë shtete të tjera të armatosura bërthamore të mendojnë për strategjitë e tyre bërthamore”, shtoi ai.

“Lufta bërthamore nuk mund të fitohet nga askush”

Pavarësisht hyrjes në fuqi në fillim të vitit 2021 të traktatit të OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore dhe një zgjatje pesëvjeçare të traktatit “New START” SHBA-Rusi, situata është përkeqësuar prej disa kohësh, sipas SIPRI.

Në këtë kontekst, theksohet se vetëm Moska dhe Uashingtoni përbëjnë 90% të arsenalit bërthamor të botës.

Rusia mbetet fuqia më e madhe bërthamore, me 5,977 “koka bërthamore” në fillim të vitit 2022, me 280 më pak nga një vit më parë, ose të dislokuara, në magazinë ose në pritje për t’u çmontuar, sipas institutit.

Më shumë se 1600 “koka bërthamore” të këtij vendi besohet se janë menjëherë operacionale, tha SIPRI.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë 5,428 “koka bërthamore”, 120 më pak se vitin e kaluar, por kanë më shumë të dislokuara se Rusia, me 1,750.

Për sa i përket numrit të përgjithshëm, Kina vjen e treta me 350, e ndjekur nga Franca me 290, Britania me 225, Pakistani me 165, India me 160 dhe Izraeli me 90.

Izraeli është i vetmi nga nëntë vendet që nuk e pranon zyrtarisht se ka armë bërthamore.

Sa i përket Koresë së Veriut, SIPRI tha për herë të parë se regjimi komunist i Kim Jong Un tani ka 20 “koka bërthamore”.

Në fillim të vitit 2022, pesë anëtarët e përhershëm të armatosur bërthamor të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA – lëshuan një deklaratë se “lufta bërthamore nuk mund të fitohet nga askush”.

Megjithatë, vuri në dukje SIPRI, të pesë vendet “vazhdojnë të zgjerojnë ose modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore dhe duket se po rrisin rëndësinë e armëve bërthamore në strategjitë e tyre ushtarake”.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result