ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL. 31 minutes ago
Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët 35 minutes ago
E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka 37 minutes ago
Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën 38 minutes ago
Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient 40 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

SIPRI: Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë 

albnews by albnews
3 December, 2025
in Bota
0
SIPRI: Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) lidhur me 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë.

Vitin e kaluar të ardhurat e tyre nga shitja e armëve dhe e shërbimeve ushtarake arritën në 679 miliardë dollarë.

RelatedPosts

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Mori 10 vite pagë pa shkuar asnjë ditë në punë, kur e zbuluan… 

Papa Leoni: Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe aty ku ka konflikte 

Kjo përbën një rritje prej 5.9 përqind krahasuar me vitin 2023.

Edhe atëherë përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë çuan në rritjen e kërkesës për armë.

Ky trend u përshpejtua më tej në vitin 2024.

Pra, a është lufta në Ukrainë e mirë për biznesin? “Për sektorin e mbrojtjes, padyshim”, tha për DW Nan Tian një nga autorët e raportit të SIPRI-t.

“Gjatë dy viteve të fundit, këto kompani armësh kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre.”  Kanë zhvilluar pajisje të reja ushtarake, kanë rimbushur rezervat dhe pajisjet e shkatërruara janë zëvendësuar.

Kompanitë gjermane me fitime veçanërisht të larta
Nga 100 kompanitë e listuara, 39 syreshh e kanë qendrën në SHBA që është padyshim vendi më i rëndësishëm për industrinë e prodhimit të armëve.

Këto 39 kompani përfitojnë thuajse gjysmën e të ardhurave botërore nga shitja e armëve.

Megjithatë rritja e tyre prej 3.8 përqind është ende relativisht modeste.

Kurse 26 kompanitë evropiane (pa Rusinë) shënuan së bashku një rritje prej 13 përqind të të ardhurave.

Kompanitë gjermane arritën madje një rritje prej 36 përqind.

“Kjo lidhet thuajse tërësisht me pushtimin rus të Ukrainës”, thotë Nan Tian. “Pati një kërkesë më të lartë nga forcat e armatosura gjermane Bundeswehr.

Kompani si Rheinmetall dhe Diehl prodhuan tanke, transportues të blinduar për skuadra ushtarake dhe municione për të zëvendësuar ato që u dërguan në Ukrainë si ndihmë ushtarake, por edhe për të rritur rezervat e tyre.”

Ekonomia ruse e luftës sfidon sanksionet
Rusia renditet më vete në raportin e SIPRI-t. Dhe nuk është për t’u habitur që prodhuesit rusë të armëve përjetuan një rritje veçanërisht të fortë.

Të ardhurat e tyre nga eksportet ranë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, por kërkesa e brendshme pati një rritje të ndjeshme dhe i kompensoi në masë të gjerë humbjet.

Por Rusia është një rast i veçantë, thekson Nan Tian. “Vendi i ka ndryshuar plotësisht prioritetet e tij.

Gjatë tri viteve të fundit, ekonomia dhe prodhimi i saj janë transformuar në një ekonomi lufte.”

Të gjitha burimet janë kanalizuar tek lufta. Për shembull, midis viteve 2022 dhe 2024 sipas raportit të SIPRI-t, Rusia e rriti prodhimin e predhave të artilerisë 152 mm me 420 përqind: nga 250,000 në 1.3 milion.

Nan Tian beson se transformimi i ekonomisë ruse ka shkuar aq larg sa, në rast të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, do të ishte e vështirë të kthehej në një ekonomi jo lufte./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL.

Njerëzit e Putinit marrin drejtimin e bandës së mikrokredive në Tiranë, IUTE dhe CREDITAL në fronin e MCA-FINAL.

3 December, 2025
Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët

Raporti i KLSH / Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga pacientët

3 December, 2025
E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka

E enjta vendimtare: Eurovision në prag të një trazire që mund të ndryshojë gjithçka

3 December, 2025
Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën

Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa” pas konfliktit për pagën

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result