Sir Christopher Nolan! Regjisori dhe e shoqja marrin tituj nderi nga mbreti Charles

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Christopher Nolan dhe bashkëshortja e tij, Emma Thomas janë nderuar me tituj të veçantë.

Regjisori i “Oppenheimer” dhe producentja, takuan mbretin Charles në pallatin Buckingham në Londër ku morën titujt “Sir” dhe “Damë” për kontributet e tyre në industrinë kinematografike.

“Ai tha se e kishte parë ‘Oppenheimer’ dhe e kishte shijuar”, tha Nolan para gazetarëve për bisedën me   Charles. “Ishte  shumë bukur që ai e njihte punën tonë dhe e kishte në vëmendje dhe po, ai shpresonte që do ta merrja këtë si inkurajim për të bërë më shumë”.

Qeveria britanike njoftoi në muajin mars se çifti do të merrte titujt, vetëm pak javë pasi “Oppenheimer” mori çmime Oscar në kategoritë kryesore. Nolan u shpall regjisori më i mirë dhe filmi po ashtu.

Lajmi i titujve është paraprirë nga disa fjalë se filmi i ardhshëm i çiftit, i cili është mbajtur shumë sekret,  do të ketë emra të mëdhenj si Tom Holland, Zendaya, Anne Hathaway, Matt Damon, Robert Pattinson, Charlize Theron dhe Lupita Nyong’o. Filmi do të dalë më 17 korrik 2026.

Share This Article