ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 2 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 2 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 2 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 5 hours ago
Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

albnews by albnews
27 December, 2025
in Albania
0
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në fjalën e tij para demokratëve të mbledhur në Korçë, Sali Berisha deklaroi se sipas tij, zhvillimet e fundit ndërkombëtare po konfirmojnë akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Ai u ndal tek Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor i Kongresit amerikan, duke theksuar se nga Uashingtoni po vijnë sinjale alarmi për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

“I dëgjoni sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Ramës dhe lidhjen e saj me krimin? Ne triumfuam,” u shpreh Berisha, duke e konsideruar këtë një fitore politike të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

RelatedPosts

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

Kreu i PD-së theksoi se opozita ka kaluar periudha shumë të vështira, por ka arritur të mbijetojë dhe të dalë më e fortë. “Ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, por mbrojtëm lirinë, dinjitetin dhe kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira, kur bëhej gjithçka kundër nesh,” deklaroi ai.

Sipas Berishës, sot opozita ndodhet në një fazë të re politike, më të qartë dhe më të vendosur. “Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë në histori,” tha ai, duke shtuar se PD ka paraqitur mijëra dokumente para opinionit ndërkombëtar që, sipas tij, faktojnë se Edi Rama është “armik i votës së lirë”.

Berisha akuzoi qeverinë se nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ai nuk zhvillon zgjedhje, por vetëm farsë elektorale, dhe kjo na jep të drejtë të kërkojmë ndëshkimin që meriton,” u shpreh ai.

Ai vijon sulmet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Berisha e akuzoi atë për pasurim të paligjshëm, duke përmendur pasuri të mëdha që, sipas tij, janë përfituar gjatë qeverisjes. “300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Nga një babysitter në Athinë në milionere duke vjedhur taksat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Ai shtoi se Rama dhe Balluku “i kanë ditët e numëruara”, duke theksuar se në qeverisjen e PD-së nuk është penguar kurrë drejtësia. “Ne kishim armike prokuroren Ina Rama, por kurrë nuk na shkoi në mendje të mos hiqnim imunitetin e deputetëve,” deklaroi Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result