Sirena angleze për “ish”-in e Milanit, Sevilla e prerë: Kushton 70 milionë €

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lucas Ocampos është një nga lojtarët më të dalluar te Sevilla. Argjentinasi, i cili provoi edhe një aventurë të shkurtër te Milani në Serie A, ka shënuar 9 gola këtë sezon, teksa numëron edhe katër asiste.

Dy klube të Premier League kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin e krahut të majtë të sulmit. Super Deporte raporton se West Ham dhe Wolves kanë nisur bisedimet me klubin andaluzian.

Përgjigja është e prerë: paguani klauzolën prej 70 milionë eurosh për të siguruar Ocampos. Shumë e konsiderueshme që ka shtanguar dy klubet ishullore, për momentin.

15 milionë euro pagoi Sevilla te Marseille në verën e vitit 2019 për kartonin e lojtarit argjetinas, i cili numëron dhjetë ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren albiceleste.

Share This Article