“Sirena” angleze për Mitaj: Mediat saudite raportojnë interesim në ishull për mbrojtësin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vëmendjen e ka tërhequr madje fort.

Edhe pse vetëm 21 vjeç, Mario Mitaj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për kampionen e Arabisë Saudite, Al Itihad, por edhe në një “aset” që kanë nisur ta kërkojnë.

Mediat në vendin e madh të Lindjes së Mesme shkruajnë se ka interesim nga Anglia për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, ndonëse nuk jepet emri I klubit që e konsideron për ta marrë.

Informacioni është I thjeshtë, dhe padyshim I besueshëm duke pasur parasysh rritjen tepër të shpejtë të futbollistit kuqezi.

Aktualisht, kartoni I tij ka arritur vlerën virtuale prej 5.5 milionë eurosh, rritje që ka ndodhur në fund të majit, dhe që është 1 milionë euro më shumë sesa në dhjetor të 2024-ës.

Jo vetëm kaq, por në më pak se një vit, që nga 4 korriku I vitit të kaluar, Mitaj e ka rritur vlerën e tij profesionale me gati tri herë, që nga 2 deri në 5.5 milionë euro.

Al Itihad është raportuar se pagoi 3 milionë euro për shërbimet e shqiptarit, të cilin e mori nga Lokomotiva e Moskës në Premier Ligën e Rusisë.

Sezonin që sapo u mbyll, Mitaj ishte titullar i padiskutueshëm me përjashtim të periudhës së dëmtimit, shënoi një gol e shërbeu dy asistë, dhe fitoi titullin kampion si dhe Kupën e Mbretit me Al Itihadin.

Share This Article