Siri, gëzhoja e raketës që shembi shtëpinë përdoret si ngrohëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siriani, Alaattin Osman, i cili jeton në qytetin Idlib, ngrohet me familjen e tij në dimrin e ftohtë duke përdorur si sobë gëzhojën që ka mbetur nga raketa e hedhur mbi shtëpinë e tij nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Shtëpia e 35-vjeçarit që jeton në zonën Al Bashiriyah në perëndim të Idlibit, u bë e papërdorshme si pasojë e një sulmi të ndërmarrë një vit më parë.

Gëzhojën që ka mbetur nga raketa që i shkatërroi shtëpinë, Osman e ka shndërruar në një sobë për t’u ngrohur në shtëpinë e re që ka marrë me qira, shkruan Anadolu.

Krahët e raketës janë bërë këmbë për sobën ndërsa pjesa e mesme me mjeshtërinë e farkëtarit janë bërë vend për drutë dhe qymyrin.

“Pas një periudhe nga sulmi i regjimit të Asadit gëzhojën boshe e përdora fillimisht si zbukurim për lule dhe e vendosa në një cep të shtëpisë. Në muajt e dimrit vendosa që gëzhojën ta shndërroj në sobë”, tha siriani.

“Soba bën një punë të dobishme në muajt e ftohtë të dimrit. Kishim dëshirë që ta përdornim në shtëpi si një kujtim raketën që i ka shkaktuar dhimbje familjes time”, tha Osman.

Share This Article