Sistem online për të prekurit e dyshuar për COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët norvegjezë mund të përdorin tani një faqe online në internet për të informuar autoritetet shëndetësore nëse ata dyshojnë se mund të jenë të infektuar  me koronavirus.

Ky website lejon përdoruesit të fusin si të dhëna se cilat simptoma kanë, sa kohë kanë zgjatur dhe nëse kanë ndonjë sëmundje kronike.

Informacioni është anonim dhe duhet të ndihmojë autoritetet shëndetësore të marrin një përmbledhje të asaj se sa njerëz mund të kenë kontaktuar virusin.

Si në shumë vende të tjera, jo të gjithë ata që kanë simptoma të ftohjes mund të testohen në Norvegji.

Deri dje, rreth 50 000 njerëz ishin testuar për koronavirus në Norvegji.

Rreth 2 000 rezultuan pozitiv.

Shtatë persona në Norvegji kanë vdekur deri më tani nga ky virus./

Share This Article