Sistemi shëndetësor irlandez goditet nga një sulm kibernetik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi shëndetësor i Irlandës ka ndërprerë përkohësisht sistemin e IT-së për shkak të një sulmi kibernetik.

Ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor ka thënë se ka ndërprerë sistemin për ta mbrojtur atë dhe për t’i bërë një vlerësim situatës.

Ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly, ka thënë se incidenti ka pasur ndikim në shërbimet shëndetësore dhe sociale. Megjithatë, sipas tij shërbimet emergjente po vazhdojnë.

Një spital në Dublin ka anuluar vizitat nga pacientë ambulatorë, përveç grave që janë në javën e 36-të të shtatzënisë ose edhe më vonë, pasi të gjitha klinikat gjinekologjike janë mbyllur.

Spitalet e maternitetit kanë thënë se do të trajtojnë vetëm rastet urgjente.

Aktualisht janë duke vazhduar testet për COVID-19 dhe vaksinimet.

Share This Article