ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 3 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 6 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 7 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 7 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, EULEX-i: Të rivendoset qetësia

albnews by albnews
20 December, 2022
in Kosova
0
Princi Harry do të promovojë kujtimet e tij me gazetarin e njohur…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në koordinim me KFOR-in, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Misioni EULEX ka bërë të ditur për KosovaPress se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar.

RelatedPosts

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Serbi që u rrëmbye në Kosovë, Osmani: Është në gjedje të rëndë, ky është një provokim i rëndë

“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë. Ato janë të paligjshme dhe pengojnë lirinë e lëvizjes. Krahas këtyre shqetësimeve, edhe kriminaliteti në veri të Kosovës është shqetësues. Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive të zbatimit të ligjit ta parandalojnë këtë”, thekson EULEX-i.

Në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i është përkrahës i masave të tilla parandaluese, por thotë se nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, e cila është reaguesi i parë i sigurisë.

“Ajo që tani është e rëndësishme është që situata të de-eskalohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të përmbahen nga veprimet më provokuese. Kjo është para së gjithash për të mirën e popullatës lokale, mbrojtja dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale”, thekson EULEX-i.

EUELX thotë se kanë detyra dhe mandate të ndryshme në raport me KFOR-in.

“Duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, Misioni rregullisht e përshtat qëndrimin e tij për të pasqyruar situatën në terren. Nëse kushtet lejojnë përdorimin e sigurt të rrugëve alternative, patrullat tona përpiqen të arrijnë në disa lokacione në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe stacionet policore. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe rrugëve, kjo nuk është gjithmonë e mundur”, ka bërë të ditur EULEX.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result