Situata me Kombëtaren, reagon Broja: Ja e vërteta me Silvinjon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mosgrumbullimi i Armando Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri Silvinjo, ka bërë që të përhapen shumë zëra për pakënaqësi mes futbollistit dhe trajnerit brazilian. Një situatë që normalisht do të sillte probleme në grupin kuqezi që ka arritur nja klasifikim historik në Europian.

Por për vetë sulmuesin, një situatë e tillë nuk ekziston. Broja ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit në këtë aspekt.

Për më tepër, ai ka shpjeguar se tekniku nuk e kishte përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

Share This Article