Situata me pandeminë, Rama: Kujdesuni sa më shumë për shëndetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një postim në lidhje me punën e bërë nga gjurmimi i rasteve të reja në terren.

Sipas kreut të qeverisë dhe pse shifrat e rasteve të reja me Covid janë të larta vijon puna e ekipeve të shëndetësisë në çdo shtëpi pavarësisht kushteve të këqija nga moti.

Gjithashtu Rama në postimin e tij në Facebook bën thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të luten për shëndetin e tyre.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavione por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin”, shkruan Rama.

Share This Article