Situata në Gaza, Reuters: Katari kërkon marrëveshje Izrael – Hamas për armëpushim! Çfarë synohet të realizohet me ‘paqen’ treditore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në Gaza sa vjen edhe bëhet më e vështirë, për shkak se Izraeli nuk ka ndërmend të ndalë sulmet.

Së fundmi mësohet se ndërmjetësuesit e Katar kanë përcaktuar një kornizë për një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, që parashikon një armëpushim 3 ditor dhe lirimin e 50 pengjeve, ka thënë për Reuters një zyrtar.

Kushtet e tjera në marrëveshjen e propozuar, sipas zyrtarit, përfshijnë:

-Lirimi i disa grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite

-Një rritje në sasinë e ndihmave humanitare të lejuara në Gaza

-Hamasi dorëzon një listë të plotë të pengjeve civilë të mbetur të gjallë të mbajtur në Gaza

Nëse bihet dakord nga të dyja palët, do të shënonte numrin më të madh të pengjeve të liruara nga Hamasi që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Më shumë se 200 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen nga grupi militant në Gaza.

Hamasi ka rënë dakord me konturet e përgjithshme të marrëveshjes, por Izraeli nuk ka dhe është ende duke negociuar detajet, tha zyrtari.

Shtrirja e negociatave të udhëhequra nga Katari ka ndryshuar ndjeshëm në javët e fundit.

Share This Article