Situata në Lindjen e Mesme, Britania bën thirrje për përmbajtje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey thotë se përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme është “një moment i rrezikshëm” për të gjithë rajonin.

“Qeveria gjithmonë ka mbështetur të drejtën e Izraelit për siguri dhe ka pasur shqetësime të mëdha në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.

Megjithatë ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, derisa tha se një zgjidhje diplomatike në vend të veprimeve ushtarake sipas tij, është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari britanik i Mbrojtjes thotë se në rajon kanë mbërritur mjete shtesë ushtarake, duke përfshirë siç tha ai “avionë shtesë Typhoon në RAF Akrotiri në Qipro”.

Share This Article