Situata në rajon dhe veri të Kosovës, Rama takim bilateral me Presidentin Erdogan në Lituani

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral këtë të mërkurë (12 korrik) në Vilnius, Lituani me Presidentin e Turqisë, Tayip Erdogan. Situata në Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht në veri të Kosovës, ka qenë kryefjalë e bisedës me tyre.

Në Vilnius, Lituani, me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, teksa publikon dhe disa foto nga takimi.

Dy liderët, Rama dhe Erdogan, ndodhet në Vilnius, Lituani në kuadër të punimeve të Samitit të NATO-s, në të cilin u trajtuar 32 çështje nga 31 liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Sikurse bëri me dije gazetarja Denada Shkodrani për RTSH 24, Presidenti Erdogan gjatë samitit të NATO-s ka marrë angazhimin për të qenë sërish ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e embargos ndaj drithërave dhe veçanërisht grurit.

Share This Article