Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj.
Meta theksoi se në takim u diskutua për situatën në dhe rreth Ukrainës.
“Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Evropën dhe për rajonin tonë”, tha Meta.
“Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, u shpreh Meta./ATSH/




