Situata në Veri, Britania në krah të Prishtinës, dërgon trupa shtesë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të ofrojë mbështetje shtesë për Kosovën, nëse kjo gjë kërkohet, shkruajnë mediat kosovare.

Sot, Aleanca Veriatlantike e NATO-s ka autorizuar forca shtesë për adresimin e situatës aktuale në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, nuk i përmendi ngjarjet e fundit në Banjskë, porse theksoi që autorizimi për forca shtesë u bë pas takimit të së enjtes të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që është trupi më i lartë i NATO-s.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, kemi transferuar komandën e Batalinit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – forcë rezervë për Forcën e NATO-s, KFOR – në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes, raporton Reuters.

Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar masa ndaj Serbisë teksa i kanë kërkuar që t’i tërheqë trupat ushtarake nga afërsia me Kosovën.

Share This Article