Situata në veri, Kurti: Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas gjendjes në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se ditët në vijim do të jenë sfiduese dhe problematike, pasi Kosova po përballet me nacional-shovinizmin serbomadh që e njeh mjaft mirë.

Tutje shtoi se ende pa filluar lëshimi i dokumenteve të hyrjes e daljes nga Kosova, strukturat ilegale serbe kanë bllokuar rrugët dhe kanë nisur të shtënat me armë.

“Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat. Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët”, tha kryeminsitri.

Më tej theksoi se organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

“Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë”.

Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka mohuar se ka ndonjë qytetarë apo zyrtarë policorë të plagosur në veri.

Policia ka bërë thirrje që të mos bihet pre e lajmeve të rrejshme.

Ndërkohë ka njoftuar se po vazhdojnë bllokimet në disa rrugë të ndryshme në veri të Mitrovicës në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Si pasojë këto pika kufitare janë mbyllur.

Share This Article