Situata në veri të Kosovës/ Osmani: Të ulemi me SHBA-në dhe të përgatisim draftin për Asociacionin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përgatitur Asociacionin në veri të vendit.

Duke folur në një intervistë për RTK-në, Osmani është shprehur se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga Bashkimi Evropian për dialog për të gjetur një zgjidhje me Serbinë.

Sa i përket marrëveshjes, presidentja Osmani se marrëveshje ka, por që duhet zbatuar ato, teksa shtoi se ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj por që është marrë obligim për të zbatuar ato, theksin e vuri te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes.

Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhe me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, deklaroi mes tjerash Osmani.

Share This Article