Situata në veri/ Vuçiç bisedon me Macron: Kërkova të bëhen përpjekje që Kosova të kthehet në kuadrin e bisedimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku është diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në Instagram, Vuçiç bën me dije se i ka kërkuar Macron që të bëhen përpjekje shtesë në mënyrë që Kosova të kthehet në kuadrin e bisedimeve.

Ai pretendon se ndaj serbëve në Kosovë po ushtrohet dhunë “e fshehtë” dhe se kjo largon çdo mundësi për zgjidhjen e problemeve mes tyre

I kërkova Macron-it të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete, si dhe të ndalojë të gjitha përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situatës. Dhuna tani e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar dhe qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, shkruan Vuçiç.

Share This Article