Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme, ku sot do të provojë forcën në transfertë ndaj Çekisë, teksa pak ditë më vonë do të presë në “Air Albania” Poloninë, një skuadër me shumë probleme.
Së fundmi, futbollisti i Napolit, Piotr Zielinski ka lënë stërvitjen më shpejt se lojtarët e tjerë dhe është raportuar për një dëmtim, megjithatë në Federatë raportojnë se nuk bëhet fjalë për dëmtim. Nëpërmjet zëdhënësit, Jakub Kviatkovski, është sqaruar e vërteta për lojtarin.
“Janë marrëzi. Këto janë gjëra që dikush i tha duke na spiunuar, sepse është e vërtetë që ai mbaroi stërvitjen herët, por vetëm për disa minuta, jo gjysmë ore. Më herët Zielinski ishte i jashtëzakonshëm dhe nëse një sportist ndihet i lodhur nuk ka kuptim të rrezikojë, është e drejtë të lejohet që të përfundojë stërvitjen më herët si masë parandaluese. Nuk ka dëmtim, kështu që nuk do të ketë teste sepse ato nuk janë të nevojshme”, shprehet zëdhënësi.