Situatë e pazakontë e rritjes së nivelit të ujit të lagunës së Nartës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një situatë e pazakontë e rritjes së nivelit të ujit të lagunës së Nartës.

Prifti i Manastirit, Jani Tereziu, lidhur me situatën e krijuar në lagunë e ka cilësuar fenomenin si të pazakontë dhe të rrallë për zonën. Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të përmbytjes është bllokimi i kanalit të madh shkarkues të lagunës, i cili prej kohësh nuk po funksionon siç duhet për të larguar ujin drejt detit. Ai theksoi se reshjet e shumta të shiut kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të ujit, por problemi kryesor mbetet mungesa e shkarkimit normal.

Është një situatë që nuk e kemi parë më parë në këto përmasa. Uji nuk ka dalje dhe për pasojë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të tëra,” u shpreh prifti.

Në zonë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë inspektuar nga afër situatën dhe kanë premtuar ndërhyrje për pastrimin e kanalit dhe normalizimin e gjendjes. Banorët kërkojnë masa urgjente për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe dëme të tjera në zonë.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi, bëri të ditur se specialistët kanë zhvilluar inspektime gjatë ditës së djeshme dhe paradites së sotme për të verifikuar gjendjen e monumentit dhe strukturave përreth. Ai theksoi se janë kryer vlerësime teknike për të evidentuar dëmet dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme në vijim.

Sipas Feimit, situata po trajtohet në bashkëpunim me Kishën Autoqefale, Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe me mbështetjen e bashkisë, me qëllim hartimin e një projekti të përbashkët për ndërhyrje afatgjatë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga fenomene të ngjashme natyrore.

Ndërkohë që edhe Orikumi, bregdeti i tij mbrëmjen e djeshme pati situatë të pazakontë, ku deti hyri në tre oborre banesash si dhe në rrugë, duke krijuar një situatë të pazakontë edhe për këtë zonë.

Share This Article