Situatë e rëndë nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kërkohet ndërhyrje nga ajëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata është tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta dhe një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.

Në orët e mbrëmjes së të dielës, forca të shumta u vendosën në terren por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre.

Për këtë, sipas specialistëve të zonave të mbrojtura, por dhe kryetarit të bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.

 “Katastrofë ekologjike”, e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër.

Share This Article