“S’jam gati për ta zyrtarizuar”, Biden dëshiron të rikandidojë për Presidencialet e 2024

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden dëshiron të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk jam ende gati që ta zyrtarizoj”, është shprehur kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë. “Parashikoj se do të marr pjesë në të paktën dy ose tre evente për vezët e pashkëve, ndoshta edhe pesë”, tha Biden me shaka për mikrofonin e NBC duke marrë pjesë në lojën me vezët e pashkës në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti duhet ta bëjë njoftimin e tij zyrtar nëse do të kandidojë ose jo për zgjedhjet presidenciale gjatë verës ose në fillim të vjeshtës.

Pavarësisht dëshirës së 80-vjeçarit, shumë analistë dhe ekspertë flasin vazhdimisht për aftësitë shëndetësore të tij duke vënë në dyshim mundësinë nëse një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë mund të ishte një zgjedhje e duhur.

Share This Article