Sjell fotografi të shumta në rrjete sociale, Fifi: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam munduar t’i shëroj, ka shumë dështime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe bën postime të shumta me fansat.

Ajo është kritikuar në masë të madhe për dukjen, peshën e së fundmi edhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke buzëqeshur dhe shton se pas kësaj ka shumë dështime.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Pas kesaj buzeqeshje ka shume plage qe jam mundu me vite me i sheru .. pas kesaj buzeqeshje ka shume deshtime .. pas Fifit qe e shihni ju eshte nje femije i vogel qe nuk kishte dhe u deformu t’u punu per me bo e me arrit dicka ne jete .. pas cdo shperthimi emocional qe kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurre – ka shume thika , ka shume brryla e ka shume te padrejtesi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu .. gjithsesi .. si njeri qe jam me te meta – e me budallaki – me te mira e te kqijaa – JAM NJERI”.  

Share This Article