Sjellje skandoloze e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Eurovision, hedh flamurin në tokë  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka bërë një reagim të ashpër ndaj përfaqësueses së këtij vendi në Eurovision, Andrea Koevska, për shkak të hedhjes së flamurit shtetëror.

Shërbimi publik në asnjë mënyrë nuk qëndron pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit, i cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj – thonë nga RTVM dhe bëjnë të ditur mundësinë që ajo të tërhiqet nga Eurovisioni.

Gjatë sesionit fotografik në Torino të Italisë, pasi ka pozuar me flamur, Koevska e ka hedhur atë në dysheme, për të vazhduar pozat e mëtutjeshme.

“Radio Televizioni i Maqedonisë dënon ashpër veprimin e përfaqësueses sonë në ‘Eurovision Song Contest 2022’, Andrea Koevska, e cila hodhi në tokë flamurin shtetëror gjatë fotosesionit në Torino”.

“Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses sonë të Eurovisionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj”.

 “RTVM pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë. Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovisioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme RTVM-së”.

 “Ndaj përgjegjësve në delegacionin tonë do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga MRT.

Share This Article