S’ka afat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e NATO-s kanë thënë se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët bien dakord dhe të plotësohen kushtet” pasi Presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi vonesën “absurde” të pranimit.

Në një komunikatë, NATO tha se e njeh nevojën për të ecur më shpejt, por nuk do të përcaktojë në një kornizë kohore per Ukrainën. Kiev pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët kishin riafirmuar se Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s dhe kishin rënë dakord të heqin dorë nga nevoja procedurale për një plan veprimi formal të anëtarësimit.

“Kjo do të ndryshojë rrugën e anëtarësimit të Ukrainës nga një proces me dy hapa në një proces me një hap”, tha ai.

Por Zelensky shkroi në Twitter se mungesa e një afati kohor të rënë dakord do të thoshte se anëtarësimi eventual i vendit të tij mund të bëhej një mjet negocimi.

“Po lihet një dritare mundësie për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë. Pasiguria është dobësi“, tha ai.

Disa nga aleatët kanë frikë se anëtarësimi pothuajse automatik i Ukrainës do t’i jepte Rusisë një nxitje për të përshkallëzuar dhe zgjatur luftën.

Megjithëse NATO e ka kthyer Ukrainën  gjithnjë e më shumë të integruar politikisht në aleancë.

Share This Article