S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj paralajmëroi gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave për të pagjetura, se nuk do të ketë asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur fati i të pagjeturve.

Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialogun me Serbinë theksoi se në platformën për dialogun me Serbinë, një ndër temat kryesore është ajo për të pagjeturit.

“Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e pasur të qartë çështjen e zgjidhjes së të pagjeturve, ndonëse ka arsye të forta se shteti serb ka informacione të sakta për vendndodhjen dhe fatin e të pagjeturve”, tha Limaj.

Ndërsa, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve nga Mitrovica duke prezantuar dokumente nga ish-institucione të regjimit serb, tha se të gjithë të pagjeturit dihet se kush i ka marrë dhe ku është vendndodhja e tyre.

Ndryshe, numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është gjithsej 1647.

Share This Article