S’ka prova për krime në Ferizaj, ndryshohet aktakuza për Thaçin e të tjerët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për ndryshim të aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UCK-së.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt. Në dokumentin e publikuar në faqen e dhomave të specializuara thuhet se nuk ka prova të mjaftueshme për mbështetjen e krimeve të pretenduara.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe gjithashtu deputeti Rexhep Selimi, janë nën arrest që prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në një dalje të rrallë publike kreu i dhomave të specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, caktoi fundin e këtij viti ose fillimin e 2023-shit si datë të mundshme për nisjen e procesit gjyqësor kundër ish-liderëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Një ditë më parë, ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko kanë zhvilluar një vizitë në Hagë ku u takuan me ish-drejtuesit e luftës së UÇK. Në përfundim të vizitës së organizuar nga Behgjet Pacolli, ish-presidentët deklaruan se qëllimi i tyre ishte të tregonin mbështetje për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Share This Article