Skafi me 800 kg kanabis zbarkon në plazh, momenti kur pushuesit neutralizojnë trafikantin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pushuesit në një plazh të Spanjës kanë mundur të kapin dhe neutralizojnë një trafikant droge. Në videon e bërë virale shihet një person që del me skafin me 808 kg kanabis në breg.

“Ai po vjen këtu,” dëgjohet të thotë një nga plazhistët në video.

“Ata do të zbresin këtu, vetëm shikoni, shikoni …”

Ata ishin dy trafikantë droge dhe anija e tyre ishte e mbushur me tufa hashashi.

Në video, dyshja shihen teksa hidhen nga barka, secili prej tyre me një thes në krahë, para se të vrapojnë drejt bregut.

Njëri nga perosnat që zbriti u shtri në tokë nga një plazhist, duke u mbajtur aty deri në mbërritjen e policëve. Më vonë u konfirmua se plazhisti ishte një efektiv policie me pushime.

I dyshuari i dytë u kap disa minuta më vonë, pak metra nga bregu.

Dy të dyshuarit, të moshës 43 dhe 32 vjeç, u dërguan në qelitë e burgut në Salobreña, 40 kilometra larg nga ku u ndaluan.

Ngarkesa që ata mbanin, 808 kilogram kanabis në total, vlerësohet në 1.5 milionë euro.

Share This Article