Skandal me murgjit budistë, kapen me drogë e materiale pornografike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skandal ka përfshirë një tempull budistësh në Tajlandë, ku disa murgj u arrestuan pasi në ambientet e brendshme ku jetonin në vendin e shenjtë u gjetën sende të papërshtatshme.

Operacioni i policisë u krye disa ditë më parë në Tempullin Phrom Sunthon në provincën Chonburi gjatë së cilit u arrestuan 4 murgj.

Policia gjeti në ambientet e tempullit ku jetonin murgjit, materiale pornografike, lodra seksi, një listë eskortash dhe sende të tjera të ndaluara.

Aksioni erdhi pas ankesave të shumta nga besimtarët se kishin parë një sjellje të papërshtatshme nga murgjit.

Ata gjithashtu iu nënshtruan disa testeve dhe rezultuan pozitivë për përdorim të metamfetaminës.

Të katër murgjit janë larguar nga urdhrat e tyre monastikë dhe u është ndaluar të vazhdojnë aktivitetet e tyre fetare.

Sipas autoriteteve, tre murgjit që dyshohet se kanë përdorur drogë do t’i referohen një programi rehabilitimi, ndërsa abati i është dorëzuar autoriteteve të emigracionit për hetime të mëtejshme dhe pritet të deportohet.

Share This Article