UK
Skandal në Britani/ Gardianja 23-vjeçare bën s*ks me të burgosur në sallën e lutjeve, futi drogë dhe..,
Një skandal ka tronditur sistemin penitenciar britanik, pasi një gardiane 23-vjeçare, Isabel Dale, akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të burgosur dhe ka futur drogë brenda ambienteve të burgut “Coldingley” në Surrey.
Sipas hetimeve të prokurorisë britanike, Dale kishte zhvilluar marrëdhënie seksuale me të dënuarin Shahid Sharif në sallën e lutjeve të burgut, ndërsa dy të burgosur të tjerë shërbenin si “roje”. Ngjarja ndodhi më 19 korrik 2022 dhe u dokumentua nga kamerat e sigurisë, ku gardianja shihej duke rregulluar rripin e pantallonave pak pasi kishte dalë nga dhoma.
Dale kishte nisur punën në burg në shtator të vitit 2021 dhe, sipas prokurorëve, mbante marrëdhënie të fshehtë me Sharif për më shumë se një vit. Ky i fundit ishte dënuar me 12 vite burg për grabitje të armatosur dhe më vonë u transferua në burgun “Swaleside” në Kent, pasi lidhja e tyre doli në dritë.
Hetuesit zbuluan se gardianja vazhdonte ta vizitonte Sharifin edhe pas transferimit, i dërgonte mesazhe erotike dhe foto intime, si dhe i kalonte para përmes llogarive bankare. Në telefonin e saj u gjetën komunikime me përmbajtje seksuale dhe fotografi të çiftit.
Për më tepër, hetimet zbuluan se Dale e ndihmonte Sharifin të fuste substanca narkotike në burg përmes zarfeve të lagura me lëndën sintetike “spice”. Ajo përdorte edhe llogarinë e tij në Snapchat për të organizuar shpërndarjen e drogës.
Në banesën e gardianes u gjetën pajisje që dyshohet se përdoreshin për kontrabandë, si dhe një unazë fejese që, sipas saj, i ishte dhuruar nga i burgosuri.
Prokuroria e akuzon gjithashtu 23-vjeçaren se kishte një lidhje të dytë intime me një tjetër të dënuar, Connor Manney, 28 vjeç, i cili po vuan një dënim 9-vjeçar për një aksident fatal ku humbi jetën shoku i tij ndërsa ai po arratisej nga policia me 237 km/orë.
Dale akuzohet për dy raste abuzimi të detyrës publike dhe komplot për futje të substancave të ndaluara në burg. Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa gjyqi pritet të zgjasë dy javë.
Ndërkohë, i burgosuri Sharif e ka pranuar fajësinë për përfshirjen në rrjetin e trafikut të drogës brenda burgut.
UK
Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.
Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston.
Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.
Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.
UK
Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve
Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të parregullt dhe qytetarëve të tyre me precedentë të rëndë kriminalë, pasi Britania kërcënoi vendet që refuzojnë të bashkëpunojnë me sanksionet e vizave.
Në të njëjtën kohë, Republika Demokratike e Kongos u hoq nga programi i udhëtimit pa viza dhe trajtimit preferencial pasi nuk arriti të përmbushte kërkesat e qeverisë britanike për bashkëpunim të përmirësuar.
Sekretarja e Brendshme Britanike, Shabana Mahmud ka kërcënuar Republikën Demokratike të Kongos me një ndalim të plotë të vizave nëse bashkëpunimi nuk përmirësohet me shpejtësi midis dy vendeve.
“Ne presim që çdo vend t’i përmbahet rregullave. Nëse një nga qytetarët e tij nuk ka të drejtë të jetë këtu, duhet ta pranojë atë përsëri”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Marrëveshjet e njoftuara shënojnë ndryshimin e parë të rëndësishëm në kuadër të reformave të njoftuara nga qeveria britanike muajin e kaluar, që synojnë ta bëjnë “statusin e refugjatit” të përkohshëm dhe të përshpejtojnë deportimin e migrantëve të parregullt.
Sipas Sekretares së Jashtme Yvette Cooper autoritetet britanike kanë deportuar më shumë se 50,000 emigrantë të paligjshëm që nga korriku i vitit të kaluar, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.
Shefja e diplomacisë britanike i ka udhëzuar stafin e saj që të përparësojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.
UK
Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur
Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se nuk do të njohë Somalilandin si shtet të pavarur, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Somalisë.
Deklarata vjen pasi Izraeli njohu zyrtarisht Somalilandin, një rajon që ka shpallur pavarësinë nga Somalia që në vitin 1991, por që deri më tani nuk ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Londra mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit të Somalisë dhe se çdo ndryshim i statusit duhet të vijë përmes dialogut dhe konsensusit ndërkombëtar.
Somaliland ka funksionuar për më shumë se tre dekada si një entitet de facto i pavarur, me qeveri, institucione dhe zgjedhje të veta, por pa njohje formale nga OKB-ja apo fuqitë kryesore perëndimore.
Vendimi i Britanisë pritet të ketë ndikim diplomatik në rajonin e Bririt të Afrikës, ku stabiliteti dhe balancat gjeopolitike mbeten të brishta.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
