UK
Skandal në Britaninë e Madhe, vodhi një telefon dhe u dënua 2 vite… pas 20 vitesh është sërish në burg
Një histori e pazakontë nga Britania e Madhe ka ngjallur debat mbi drejtësinë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç nga Cardiff, ndodhet prej 20 vitesh në burg për një vjedhje të një telefoni celular, ndonëse dënimi fillestar i tij ishte vetëm dy vjet e gjysmë.
Në vitin 2005, ai u dënua sipas një mase të ashtuquajtur “Prison for Public Protection-Burgim për Mbrojtjen e Publikut”, e cila lejonte që të burgosurit të mbaheshin pa afat të caktuar, nëse bordi i lirimit me kusht nuk e konsideronte të sigurt daljen e tyre. Megjithëse kjo masë u abrogua në vitin 2012, ajo vijon të prekë qindra të burgosur që u dënuan më parë.
Familja e tij e quan këtë dënim si një “burgim të përjetshëm”. I ati, Anthony Douglas, 63 vjeç, tregon se i biri ishte një fëmijë i zakonshëm që mori vendime të gabuara gjatë adoleshencës, por askush nuk e priste një dënim kaq drastik për një telefon.
Gjatë këtyre dy dekadave në burg, Leroy ka përjetuar humbje të mëdha familjare, përfshirë vdekjen e vajzës së tij në moshën 20-vjeçare, si dhe të gjyshërve. Sipas të atit, kjo ka rënduar ndjeshëm shëndetin e tij mendor, ndërsa zhvendosjet e vazhdueshme mes burgjeve e kanë detyruar të përsërisë trajnimet e nevojshme për të marrë në konsideratë lirimin.
Avokatë dhe aktivistë i cilësojnë dënime të tilla si drakoniane dhe të padrejta, duke kërkuar një rishikim të gjerë dhe ridënim për të prekurit. Së fundmi, një peticion i paraqitur në Doëning Street kërkoi që këto dënime të hiqen edhe në mënyrë retrospektive.
UK
Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
Problemet me energjinë elektrike dhe një tren i bllokuar kanë ndërprerë trafikun hekurudhor që rrjedh përmes tunelit nënujor që lidh Mbretërinë e Bashkuar me Evropën të martën, teksa operatori i trenave të pasagjerëve “Eurostar” ka pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e tij për në Londër gjatë periudhës së ngjeshur të festave të fundvitit.
Eurostari për ndërprerjen ka fajësuar “problemet e furnizimit me energji elektrike në Tunelin e Kanalit” dhe atë që e quajti një tren të prishur të operuar nga “LeShuttle”, i cili transporton automjetet në hekurudhë përmes tunelit, për në nga portin francez i Calais dhe porti britanik i Folkston.
Operatori i Tunelit të Kanalit, “Eurotunnel”, ka thënë në një deklaratë të veçantë se problemi me furnizimin me energji ka filluar gjatë natës të së hënës në një pjesë të tunelit, duke ndikuar në udhëtimin hekurudhor si të pasagjerëve ashtu edhe të automjeteve në të dy drejtimet përmes tunelit.
Operatori ka shtuar se trafiku pritet të rifillojë gradualisht të martën pasdite.
UK
Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve
Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të parregullt dhe qytetarëve të tyre me precedentë të rëndë kriminalë, pasi Britania kërcënoi vendet që refuzojnë të bashkëpunojnë me sanksionet e vizave.
Në të njëjtën kohë, Republika Demokratike e Kongos u hoq nga programi i udhëtimit pa viza dhe trajtimit preferencial pasi nuk arriti të përmbushte kërkesat e qeverisë britanike për bashkëpunim të përmirësuar.
Sekretarja e Brendshme Britanike, Shabana Mahmud ka kërcënuar Republikën Demokratike të Kongos me një ndalim të plotë të vizave nëse bashkëpunimi nuk përmirësohet me shpejtësi midis dy vendeve.
“Ne presim që çdo vend t’i përmbahet rregullave. Nëse një nga qytetarët e tij nuk ka të drejtë të jetë këtu, duhet ta pranojë atë përsëri”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Marrëveshjet e njoftuara shënojnë ndryshimin e parë të rëndësishëm në kuadër të reformave të njoftuara nga qeveria britanike muajin e kaluar, që synojnë ta bëjnë “statusin e refugjatit” të përkohshëm dhe të përshpejtojnë deportimin e migrantëve të parregullt.
Sipas Sekretares së Jashtme Yvette Cooper autoritetet britanike kanë deportuar më shumë se 50,000 emigrantë të paligjshëm që nga korriku i vitit të kaluar, një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.
Shefja e diplomacisë britanike i ka udhëzuar stafin e saj që të përparësojë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.
UK
Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur
Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se nuk do të njohë Somalilandin si shtet të pavarur, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Somalisë.
Deklarata vjen pasi Izraeli njohu zyrtarisht Somalilandin, një rajon që ka shpallur pavarësinë nga Somalia që në vitin 1991, por që deri më tani nuk ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se Londra mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit të Somalisë dhe se çdo ndryshim i statusit duhet të vijë përmes dialogut dhe konsensusit ndërkombëtar.
Somaliland ka funksionuar për më shumë se tre dekada si një entitet de facto i pavarur, me qeveri, institucione dhe zgjedhje të veta, por pa njohje formale nga OKB-ja apo fuqitë kryesore perëndimore.
Vendimi i Britanisë pritet të ketë ndikim diplomatik në rajonin e Bririt të Afrikës, ku stabiliteti dhe balancat gjeopolitike mbeten të brishta.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Albania2 days agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
