Skandal në prapaskenat e BBVK? Ish-banorja shpërthen ndaj produksionit, tregon ofendimet tek ‘Dhoma e Rrëfimit’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, ka zbuluar detaje të reja mbi raportin e saj me produksionin e formatit, duke folur hapur në një intervistë për emisionin “Më prit të dielën”.

Pas aludimeve të mëhershme për favorizime brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, ajo pretendon se është përballur edhe me komunikime të papërshtatshme nga stafi realizues.

Jasmina tregoi se ka marrë një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti, e cila, sipas saj, e ka akuzuar për mungesë mirënjohjeje, duke i shkruar: “Sa e pështirë”.

Ish-banorja publikoi edhe përgjigjen e saj, duke theksuar se deklaratat publike nuk kanë qenë për vëmendje apo përfitime personale.

Ajo u shpreh se ka zgjedhur të mos japë detaje konkrete apo të përmendë emra, për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa theksoi se komentet e saj kanë qenë të përgjithshme dhe të qëllimshme pa hyrë në hollësi.

Ndër rrëfimet më të forta, Jasmina ndaloi te përvoja e saj në Dhomën e Rrëfimit, ku pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga produksioni.

Sipas saj, gjatë qëndrimit në BBVK, mungesa e respektit ka qenë e vazhdueshme dhe komunikimi i tillë ka ndodhur në mënyrë të përsëritur.

Share This Article