Skandal në Rusi, Mirlind Daku u sulmua nga tifozët e Zenitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje antisportive ka ndodhur më 12 gusht në Shën Petersburg, gjatë ndeshjes Zenit–Rubin për fazën e grupeve të Kupës së Rusisë.

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku u bë shënjestër e ofendimeve dhe thirrjeve fyese nga tifozët vendas, duke shkaktuar reagimin e Federatës Ruse të Futbollit. Kreu i Komitetit të Disiplinës, Artur Grigoryants, tha për “RIA Novosti” se episodi do të shqyrtohet në mbledhjen e 20 gushtit.

Në ndeshje, Zeniti fitoi 3-0 ndaj Rubin Kazanit, ndërsa Daku shënoi një gol që u anulua nga VAR. Në verë, Zeniti kishte shfaqur interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u arrit dhe klubi i Kazanit ia zgjati kontratën 27-vjeçarit.

Ndërkohë, emri i Dakut po lidhet gjithnjë e më shumë me Fiorentinën, pasi mediat italiane raportojnë interes konkret për të. Në sfidën e fundit, ai nuk ishte protagonist si zakonisht: vetëm dy gjuajtje, një pozicion jashtë loje dhe katër duele të fituara nga 14.

Trajneri i kundërshtarëve e pranoi se mbrojtja kishte marrë udhëzime të posaçme për ta ndalur. 

Share This Article