“Skandal në Tiranë”, mediet serbe tërbohen pas koreografisë së TKZ: U reklamua UÇK dhe Shqipëria e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga momentet më të veçanta të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit ishte koreografia speciale që kishte përgatitur tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”. Një banderolë gjigande u shpalos pas porte teksa në të dallohej personazhi i famshëm nga filmat e animuar të Simpson.

Këta të fundit njihen për parashikimet e tyre të cilat koha i ka provuar si të vërteta dhe në idenë e TKZ shfaqej parashikimi i Simpson për realizimin e Shqipërisë së Madhe , “United States of Albania”.

Një banderolë mjaft e gjetur nga TKZ, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediet serbe nisur nga Kurir, te Telegraf dhe Informer që e cilësojnë si skandaloze këtë koreografi.

Në mediet serbe theksohet se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur mediet serbe ankohen dhe kërkojnë vëmendje nga ajo që ndodh në stadium kur luan Shqipëria, ndërsa pretendojnë tashmë që UEFA të marrë masa pas një koreografie të tillë.

Momenti i shpalosjes së banderolës nga TKZ:

Share This Article