Skandal në ushtrinë britanike! Filmonin filma pornografikë në nëndetësen bërthamore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skandal ka përfshirë marinën ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, teksa është zbuluar se një oficere e stacionuar në një nëndetëse bërthamore sekrete, filmonte filma pornografikë me të dashurin e saj, i cili gjithashtu shërben në të njëjtin ekuipazh. Filmat më pas shiteshin në platformën “OnlyFans”.

Claire Jenkins, së bashku me të dashurin e saj Liam Doddington janë pezulluar dhe janë nën hetim pasi ngjarja u zbulua. Kapiteni i nëndetëses bërthamore është shprehur i shokuar për “Daily Mail” dhe ka thënë se sjellje të tilla janë të patolerueshme, jo vetëm në aspektin moral, por edhe për faktin se këto imazhe mund të përdoren si shantazh nga fuqitë e huaja.

Skandal në ushtrinë britanike! Filmonin filma pornografikë

“Pjesa e pisët e karakterit tim mund të më futë në goxha telashe, por kjo frikë e bën edhe më eskituese” – kishte shkruar në një postim në “Only Fans” Jenkins, tashmë e pezulluar nga forcat e armatosura britanike.

Skandal në ushtrinë britanike! Filmonin filma pornografikë
Share This Article