Arrestohet 51 vjeçari, Tentoi të vidhte shtëpinë në Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Fierit ka arrestuar një 51 vjeçar i cili u kap duke vjedhur në një banesë.
Në pranga është vënë shtetasi Pandeli Culi, 51 vjeç, banues në Levan, Fier.
Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi sendet e vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Share This Article