Skandali Katar-Gate, Eva Kaili rikthehet në Parlamentin Evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eurodeputetja greke, Eva Kaili është rikthyer të mërkurën për herë të parë në vendet e Parlamentit Evropian pas skandalit të Katargate, për të marrë pjesë në fjalimin e të mërguares Sviatlana Tsikhanouskaya.

Kërkesa e Kailit për të marrë pjesë në Parlamentin Europian në Strasburg iu transferua autoriteteve belge nga avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos dhe u pranua qershorin e kaluar.

Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor 2022, për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate. Më 14 maj, ajo u lirua nga burgu me një byzylyk monitorimi elektronik dhe u kthye në shtëpinë e saj në Bruksel. Data e gjykimit të Katargate nuk dihet ende, shkruajnë mediat greke.

Share This Article