Mbreti Charles i Anglisë, i atij i Princit Harry sipas burimeve nga Monarkia, duket se i ka nxjerrë kartonin e kuq, djalit të tij, pas botimit të kujtimeve, libër që del zyrtarisht të hënën në qarkullim në Britani.
Por nga ato çka mësohet nga botimi i parakohshëm në Spanjë i kujtimeve, ato janë shokuese, atakuese dhe vet-dëmtuese për Princin Harry, por edhe të vëllanë e tij, Princin Uilliam, mbretin e ardhshëm, si dhe Mbretin aktual, të atin e tij, i cili pritet të kurorëzohet zyrtarisht në një ceremoni të posaçme ne 6 maj të këtij viti.
Këto burime mbretërore i kane thënë Sunday Times te Londrës, se Princi Harry nuk do jetë pjesë e protokollit ceremonial dhe ai nuk do luaj asnjë rol zyrtar ne këtë shërbesë ceremoniale.
Në librin e tij autobiografik, nga Los Anxhles, ku jeton me gruan e tij amerikane, Princi Harry flet pa doganë, për gjithçka dhe thuajse këdo në familjen mbretërore, ka pasur pretendime sensacionale, duke e cilësuar vëllanë e tij Princin Uilliam i pari në linjën për Mbretin e ardhshëm të Anglisë si armikun e tij të vjetër, apo duke e akuzuar të atin, Mbretin aktual, Charles, se ai është i shqetësuar se po eklipsohet nga fuqia e gruas se tij si yll i Hollywood-it, edhe pse ajo ka luajtur vetëm në një serial të njohur Suit, të xhiruar në Toronto.
Martesa e princit Harry me aktoren amerikane Meghan Markle, është konsideruar nga shumë si katalizatori i shpërthimeve sensacionale dhe natyrës apo karakterit të vërtetë te djalit të vogël të ish- princeshës Diana, në lufte me tërë familjen e tij biologjike, ndërkohë mbështetës të tij, e vlerësojnë për guximin e pashoq. Pas ketij botimi mbetet e paqarte se si në një të ardhme të largët, do të mund të riparohen marrëdhëniet e Princit rebel Harry me atin e tij Mbetin Charles apo vëllanë e tij Princin Uilliam, i pari nëe linje për Monarkun e Anglisë.
Historia e Monarkisë mijëravjeçareje, ofron edhe rastin e ish Mbretit Edëard i VIII, i cili i pari ne historinë e Mbretërisë e la fronin vullnetarisht për hir te dashurisë me amerikanen e ndarë, Wallis Simpson, te cilët shkaktuan në vitet 1930 të shekullit të kaluar një krizë të paprecedente konstitucionale, por pa e shkatërruar Monarkinë angleze mbi 1200 vjeçare.