Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas zbulimit të manipulimeve në procesin e numërimit të votave të diasporës në Greqi, ku sipas tij, janë regjistruar më shumë vota sesa zarfa.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ky skandal i paprecedentë është një “çmenduri” që tejkalon çdo kufi të imagjinatës dhe i krahasueshëm me regjime diktatoriale.

“ÇMENDURI E PAPARË DER SOT! Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë, aty ku janë numëruar 1033 vota më shumë se zarfa! Kjo vjedhje kaq flagrante skuq nga turpi edhe Kim Jong Un-in apo Lukashenkon! Edi Rama me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri!” – shkruan Këlliçi.

Sipas tij, kjo është një maskaradë që nuk do të mbetet pa përgjigje, ndërsa paralajmëron se Partia Demokratike do të zbardhë çdo manipulim me fakte dhe prova.

“Kjo maskaradë dhe farsë nuk mbaron sot! Do çmontojmë me fakte e prova çdo vjedhje të kryer nga makineria e pushtetit!”, përfundon Këlliçi.

Share This Article