Skandali në Angli me gjyqtarin, dënohet me 13 vite burg për ngacmim ndaj vajzave të mitura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gareth Vicars është dënuar me 13 vite e gjysmë burg pasi ngacmoi tri vajza të mitura. Ngjarjet ndodhën përgjatë viteve 2021-2024, kur Vicars ka shërbyer si gjyqtar në Angli.

Vicars u deklarua fajtor për plot 16 akuza, që fillonin nga komunikimet seksuale për fëmijë, te takimet pas joshjes si dhe përfshirja në veprimtari seksuale me fëmijë.

Të tri vajzat ishin 15-vjeçare gjatë asaj kohe dhe për këtë ish-gjyqtari u dënua. Në Angli ishte pezulluar sapo akuzat u bënë publike, ndërsa besohet se edhe është larguar përfundimisht para se edhe dënimi të jepej dje.

Vicars është tashmë në regjistrin e abuzuesve seksual. Ish-asistenti në “Ligue One” shprehu pendesë, megjithatë nuk pranonte se kishte interes seksual ndaj vajzave të mitura.

Share This Article