Skandali Partygate, Policia britanike bën ‘kërdinë’ me gjoba

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polica britanike njoftoi sot se ka mbyllur hetimin e saj për Partygate dhe ka bërë rekomandime për 126 gjoba.

Operacioni Hillman siç është quajtur hetimi ka shqyrtuar tetë data të veçanta që përfshinin shkelje të izolimit në Downing Street dhe Whitehall.

Nuk është e qartë nëse kryeministri i vendit Boris Johson ka marrë një dënim tjetër, pas atij të vendosur më parë në lidhje më këtë çështje.

Johson ka këmbëngulur vazhdimisht se do të flasë me detaje për skandalin Partygate sapo të përfundojë procesi i hetimit dhe i shërbimit civil.

Skandali Partygate për grumbullimet në oborrin e Downing Street, në periudhën kur britanikët ishin nën izolim të rreptë, kanë dobësuar ndjeshëm pozitat e Johnson, e përveç opozitës edhe pjesëtarët e partisë së tij konservatore i kanë kërkuar dorëheqjen.

Share This Article