ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 2 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 2 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 2 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 4 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

SKANDALI/ Qytetarëve u janë tjetërsuar pronat pa dijeninë e tyre, mes viktimave shumë emigrantë (LISTA)

albnews by albnews
24 November, 2023
in Shqiperia
0
SKANDALI/ Qytetarëve u janë tjetërsuar pronat pa dijeninë e tyre, mes viktimave shumë emigrantë (LISTA)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka depozituar dje në SPAK një kallëzim penal të jashtëzakonshëm për nga përmbajtja dhe numri i qytetarëve që përfshin.

“Bëhet fjalë për një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet sot, do përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Pasojat e kësaj veprimtarie prekin një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin” – thuhet në kallëzim.

Të akuzuarit janë 13 persona mes të cilëve, përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jobanka, si dhe persona të lidhur me ta.

Materiali kallëzues drejtuar SPAK, shoqërohet me rreth 15 000 dokumente dhe akte.

Po për çfarë bëhet fjalë?

“Provat shkresore tregojnë se në 27 bashki të vendit janë zhvilluar mbi një mijë ankande fiktive ku qytetarëve u janë marrë apo grabitur pronat nga “Micro Credit Albania” ose “Final”, me metodën online pranë drejtorive vendore të Kadastrës. Nga komunikimet me bashkitë në gjithë territorin përllogaritet që janë shpallur mbi 4 000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme” – thuhet në një njoftim të Dhomës të shpërndarë për media sot në mëngjes.

Sipas këtij njoftimi, viktima të ankandeve fiktive, janë shumë individë që nuk jetojnë apo banojnë në Shqipëri dhe nuk kanë dijeni që u është marrë prona.

Më poshtë,  deklarata e pazakontë e Dhomës së Përmbaruesve:

“Në vijim të komunikatës së publikuar disa ditë më parë[1] “STOP ANKANDET MASHTRUESE”, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka ndërmarrë në datë 20.11.2023 veprime konkrete duke depozituar në SPAK kallëzim penal për një Grup të Strukturuar Kriminal që në bashkëpunim ka konsumuar në vazhdimësi veprat penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorim detyre”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Personat e përfshirë në Grupin e Strukturuar Kriminal e të kallëzuar nga Dhoma, janë 13 individë/shtetas, ku përfshihen përmbarues, ish-përmbarues, vlerësues të pasurive të paluajtshme, përfaqësues ligjorë dhe ortakë të institucioneve financiare jobanka, si dhe persona të lidhur me ta.

Materiali kallëzues drejtuar SPAK, shoqërohet me një dokumentacion provues me rreth 15 000 dokumente dhe akte që po vijon të plotësohet me akte të tjera për organin e akuzës speciale, për çdo ditë, që pranë Dhomës, adresohen dhe administrohen prova dhe fakte të reja, referuar një prej veprimtarive kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit, filluar në vitin 2016, që nëse nuk ndalet Sot, do përhapet me shpejtësi gangrenizimi të pashërueshme në gjithë shoqërinë shqiptare.

Pasojat e kësaj veprimtarie kriminale, llogaritet paraprakisht se, kanë arritur të afektojnë një pjesë të mirë të popullatës në të gjithë vendin.

Qindra denoncime të adresuara në Dhomën Kombëtare dhe Ministrinë e Drejtësisë, vitet e fundit, flasin qartë për zhvillimin e një veprimtarie të mirëfilltë dhe mirëorganizuar kriminale, në përfitim të disa institucioneve financiare jobanka, me pararojë Micro Credit Albania, Final.

 Provat shkresore tregojnë se në vetëm 27 bashki në vend prej 61 gjithsej, janë zhvilluar mbi një mijë ankande fiktive ku qytetarët nuk e dinë ende nëse u janë marrë apo grabitur pronat nga “Micro Credit Albania” ose “Final”, me metodën online pranë drejtorive vendore të Kadastrës.

Nga komunikimet me bashkitë në gjithë territorin përllogaritet që janë shpallur mbi 4 000 ankande fiktive pronash dhe pasurish të paluajtshme. Nga një sondazh paraprak, vlerësohet se viktima të ankandeve fiktive, janë shumë individë që nuk jetojnë apo banojnë në Shqipëri.

Të dhënat e depozituara pranë SPAK janë të plota, për çdo individ, shtetas që ka rënë pré e këtij grupi të strukturuar kriminal; të dhëna dhe fakte shkresore që tregojnë për mijëra ankandet për shitjen e mijëra pasurive të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, të gjitha me vlera qesharake, me vetëm synim – qëllimin final- atë të kalimit të pronave nga apartamente deri troje, në pronësi të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Dhoma Kombëtare po ndjek çështjen nga afër dhe do bashkëpunojë çdo ditë me organin e akuzës speciale për të stopuar njëherë dhe përgjithmonë këtë veprimtari kriminale, që prej vitesh ka atrofizuar jetesën e mijëra familjeve shqiptare, kjo nën trysninë e pashpirt të Shërbimit të Përmbarimit Mikrofinanciar dhe që prej 10 muajsh të këtij viti, po gllabëron pa asnjë skrupull moral e ligjor- pronat dhe pasuritë e paluajtshme të familjeve shqiptare.

Dhoma Kombëtare u bën thirrje mediave dhe gjithë publikut të gjerë të shohin faktet që po i sjellim me aktet bashkëngjitur dhe të njoftojnë njëri-tjetrin, të gjithë individët dhe familjet e prekura nga ky grup i strukturuar kriminal, që aktualisht prezantojnë vetëm 1305 raste të ankandeve fiktive të shpallura për shitje pronash, por që janë shumë më tepër dhe që mund të kenë përfunduar me grabitjen e tyre.

Dhoma Kombëtare inkurajon të gjithë shtetasit që mund të dyshojnë për gëzimin qetësisht të pronave të tyre, të verifikojnë pa humbur kohë këtë listë që po e sjellim sot, pranë zyrave kadastrale të qyteteve përkatėse dhe të kontrollojnë statusin e pronës së tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve të verifikojnë sa më shpejt, pranë administratës së bashkive dhe gjykatave ku kanë pronat, nëse pasuritë e tyre të paluajtëshme janë përfshirë në ankandet fiktive deri ditën e këtij njoftimi.

U bëjmë thirrje të gjithë të mashtruarve që kanë riblerë me “dhurim” pronat e tyre nga pronarët e rinj mikrofinanciarë të mos kenë frikë, dhe të tregojnë të vërtetën e tyre, në SPAK, pranë Dhomës, në Media, kudo. Askush nuk mund t‘i shantazhojë më!

Dhoma Kombëtare është e gatshme të mirëpresë, të ndihmojë dhe orientojë këdo nga mijëra shtetasit që kanë rënë pré apo pa dijeninë e tyre kanë mbetur peng e kësaj skeme kriminale, që për pak nëse nuk denoncohej fort, mund të kthehej në një dramë shoqërore, kombëtare.”

LISTA e personave që u janë tjetërsuar pronat

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result