SKANDALOZE/ Alfred Peza u vendos orar se kur duhet të hanë, punonjësve të RTSH-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, nuk ndalet me urdhrat dhe shkresat që u dërgon punonjësve të këtij institucioni, të cilët muajt e fundit i ka terrorizuar. 

Shumcën e tyre i ka shkarkuar, por edhe ata që kanë ngelur apo që ka emëruar vetë, i “bombardon” çdo ditë me e-maile dhe urdhra, mënyrë kjo për të përmbushur tekat e veta. 

Së fundmi, Peza ka dhënë urdhër që të gjithë punonjësit e RTSH-së të konsumojnë ushqimin nga ora 11:30-13:30.

Në e-mail saktësohet se në ambientet e RTSH-së është krijuar një ambient i posaçëm bar-kafe si dhe një ambient i përshtatur për të konsumuar ushqim. 

Ai u ka vënë edhe orar punonjësve se kur duhet të konsumojnë kafe, në mënyrë që të mos cenohet puna në zyrë.Këto ngjajnë me urdhra komunizimi që mesa duket Peza nuk ka mundur të ndahet nga ato.

Share This Article