Skena e Kongresit të Berishës në “Air Albania”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Prej orës 09:00 të mëngjesit po vijon skanimi i mandatit të çdo delegati që ka firmosur dhe që po paraqitet për të hyrë në stadium.

Më pas do të ketë një komision që do të verifikojë çdo mandat.

Delegatët do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit, ndryshe nga pjesa tjetër e militantëve. Berisha ka njoftuar më parë se sot do të shkarkohet Lulzim Basha.

PD nuk e njeh këtë Kuvend duke e cilësuar miting dhe sot do të festojë 31 vjetorin e themelimit të partisë.

Edhe skena e Kongresit është bërë gati për fjalime.

Share This Article