Skena të turpshme në Conference League, ultrasit sulmojnë familjarët e futbollistëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skena të turpshme ato që u regjistruan në Holandë, në fundin e ndeshjes ndërmjet AZ Alkmaar dhe West Ham.

Familjet e futbollistëve të ekipit anglez u sulmuan nga ultrasit vendas, teksa po festonin kualifikimin në finale, menjëherë sapo u mbyll loja. Kjo bëri që lojtarët e West Ham të hynin me urgjencë në tribuna, në mbrojtje të të dashurve të tyre.

Në ato episode të pakëndshme nuk munguan shtyrjet, të bërtiturat dhe hedhja e sendeve të forta. Fatmirësisht, situata u kthye në normalitet me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

Share This Article